Qeveria në mbledhjen e sotme qeveritare e shqyrtoi Raportin e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale” për dë*min e zja*rreve deri më 15 gusht, dhe aty konstatohet se janë përfshirë gjithsej 9.907 hektarë me zj*arre, 8.803 hektarë janë në pyje ose kanë përfunduar në pyje dhe janë djegur 442.074 metër kub drunj.
Sipas kësaj informate, Qeveria e caktoi ndërmarrjen publike “Pyjet Nacionale” të miratojë program për pyllëzim me plan që në vjeshtë.
Qeveria po ashtu në bazë të rekomandimeve të Shtabit të Kr*izës miratoi vendimin për heqjen e ndalesës në pyje dhe caktoi MPB-në dhe Policinë Pyjore të zbatojnë kontrolle të përforcuara për të mbrojtur dhe parandaluar zj*arret në hapësira të hapura.