Sipas protokolleve shëndetësore, sot në Kuvend gazetarët do të mund t’i përcjellin seancat e organeve parlamentare në sallat ku mbahen, ndërsa Qendra për pres në Parlament do të kthehet në funksion. Për këtë dje në një koordinim kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare.
“Krahas kësaj, rikthehet me punë të rregullt edhe bufeja pranë Pres Qendrës. Në mënyrë plotësuese, kryetari në koordinim i njoftoi të pranishmit edhe për atë se pas vendimit të fundit që e mori Qeveria për hyrjen në fuqi të protokolleve të reja shëndetësore për mbrojtjen nga Kovid-19 edhe në dhomën ligjvënëse, abrogohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Megjithatë, masa për matjen e temperaturës së trupit gjatë hyrjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet në fuqi”, theksojnë nga Kuvendi.