Ambasada e SHBA në Shkup është prononcuar në lidhje me interpretimin e mbrëmshëm të himnit maqedonas gjatë kremtimit të 4 korrikut, Ditës së pavarësisë, ku Tamara Todevska nuk këndoi strofën në të cilën përmenden Goce Dellçev dhe heronj të tjerë kombëtarë.
“Shtetet e Bashkuara kanë një respekt të thellë për traditat, historinë, heronjtë dhe për të ardhmen e shtetit mik, partnerit dhe aleatit tonë Maqedonisë së Veriut. Falënderojmë miqtë dhe kolegët tanë që mbrëmjen e djeshme festuan ditën e pavarësisë sonë. Ne e kuptojmë se gabimet mund të ndodhin pa dashje në momente emocionale, por gjithsesi falënderojmë këngëtarët tanë për shfaqjet e tyre të mrekullueshme “, thonë nga Ambasada e SHBA-se në Shkup.