“Higjiena Komunale” ua ndërpren kontratat 32 shqiptarëve


Higjiena Komunale Shkup ua ndërpren kontratat 34 personave, prej të cilëve 32 janë shqiptarë njoftojnë burime për tv KlanM.

NP ,,Higjiena komunale’’ – Shkup, themelues i së cilës është Qyteti i Shkupit është njëra nga ndërmarrjet më të mëdha në sferën komunale të Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe me këtë sektor udhëheq Kozana Mazneva e cila në këtë post vjen pas shkarkimit të ish drejtorit Zudi Koka Enuzi nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.