Hidhet poshtë ankesa e Ruskosvskës! Prokurorja edhe për një kohë do të mbetet pa punë

Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska edhe për një kohë do të mbetet pa punë. Këshilli i prokurorëve publik njëzëri hodhi poshtë ankesën e Ruskovskës për suspendimin e saj, si të pa bazë.

Vendimi i tillë u sjell mbas dyerve të mbyllura, por kryetari i Këshillit të prokurorëve Antonio Jolevski, tha se ishte vendim i vështirë.

“Mbi të gjitha kemi vlerësuar se gjithsesi për kohën derisa vazhdon procedura penale, me qëllim që të përcaktohet gjendja faktike rreth veprimit për bastisje dhe rreth rastit pas denoncimit anonim që ka të bëjë me Policinë financiare, prokurorja publike Villma Ruskovska do të duhet të jetë larg punës”, tha Antonio Jolevski, kryetar i këshillit të Prokurorëve.

Këshilli vendosi që gjatë kohës që zgjat procedura penale kundër Ruskovkës, të cilën e inicioi ish-drejtori i Policisë financiare, Arafat Murremi, ajo të mos jetë në punë, me qëllim që me praninë e saj të mos ndikojë në rrjedhën e procedurës. Jolevski deklaroi se lëndët e ngjashme si kjo që është kundër Ruskovkës zgjasin diku deri 2 muaj.