Hidhet me kokë tek “Syri i Kaltër”, 28-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”.

28-vjeçari, Ardit Dauti, nga Tirana, është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë.

Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Bëhet me dije se gjendja e 28-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën.