Hidhet gurrëthemeli i shkollës në Reçicë të Vogël

Një tjetër premtim i madh i BDI-së po bëhet realitet që ka të bëjë me shkollën në Recicë të Vogël punimet e së cilës filluan sot informon TetovaSot.Një tjetër premtim i madh që po realizohet nga vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti ,Ministri i Arsimit Arbër Ademi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi që nxënësit shqiptarë të mësojnë në kushte të mira dhe moderne.Shkollën do ta ndërtojë NB Kompani nga Tetova e finacuar nga Ministria e Arsimit e drejtuar nga Arbër Ademi.

Sipas kryetares Teuta Arifi se kjo është një ditë e madhe për arsimin dhe tashmë prej sot fillon ndërtimi i një objekti modern ku do të mund të mësojnë nxënësit e lagjes së Reçicës së Vogël në kuadër të shkollës fillore ‘Naim Frashëri’.

Janë diku rreth 700 fëmijë të lagjes Reçicë e Vogël, të cilët udhëtojnë më shumë se një kilometër për të shkuar në shkollën fillore Naim Frashëri. Ata janë ballafaquar me shumë probleme sidomos gjatë kohës së vjeshtës ose dimrit kur kushtet klimatike janë të vështira dhe fëmijët e vegjël e kanë patur shumë problem që të arrijnë deri në objektin shkollor. Po ashtu, bëhet fjalë për një territor shumë të madh, i cili ka edhe mungesë të ndriçimit publik, dhe kjo ka paraqitur problem shtesë për fëmijët e vegjël.

Krahas kësaj, problem në vete është se në objektin qendror të shkollës fillore ‘Naim Frashëri’ ka numër të madh të nxënësve dhe klasa të stërngarkuara me nxënës.
Gjithashtu, mësimin do ta ndjekin në kushte më të mira, sipas standarteve evropiane edhe nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës.

Për ministrin Arbër Ademi krijimi i kushteve më të mira për mësim për nxënësit tanë është prioritet i ynë, andaj dhe ky mision nuk mbaron këtu.

“Të arriturat e shqiptarëve mbajnë vulën e BDI-së dhe të Ali Ahmetit.
Atë që e premtojmë edhe e realizojmë.Ata të cilët nuk kane kapacitet, vizion dhe ide, sigurisht se nuk u mbetet tjetër, përveçse të kritikojnë kur bëhen punë të mira. Ne mbetemi të fokusuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, maksimalisht të angazhuar për përmirësimin e standardit jetësor u shpreh Ministri Arber Adem./TetovaSot