Hidhet granatë në shtëpinë e kandidatit për këshilltar në Shkup, Gabriel Bajramit (FOTO)

Mbrëmë është hedhur granatë në shtëpinë e Gabriel Bajramit, kandidat në listen e LSDM-së për qytetin e Shkupit. Bajrami vetë e ka paraqitur Rastin në polici, prej ku kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur në ora 23 e 56 minuta para mesnate.
Sipas policisë, granata është hedhur në oborrin e shtëpisë së tij në Çair.
Bajram edhe më herët ka njoftuar policinë për kërcenime që ka pranuar në telefon dhe në rrjetet sociale.