Hidhet granatë dore në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura

Dy vetura janë dëmtuar në afërsi të Liqenit të Ujmanit, konkretisht në pjesën ku po freskohen qytetarët si pasojë e gjuajtës me granatë dore.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.

“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar”, tha Elshani.

Më tutje ai tha se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.