Hezbollah: Do të veprojmë kur të vijë koha për aksion

Naim Qassem, zv/sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah në Liban, tha se ata do të ndërmarrin veprime kur të vijë koha për aksion në lidhje me sulmet izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Qassem po fliste në një tubim solidariteti me Gazën që u mbajt në rajonin Dahiye të Bejrutit, pas namazit të xhumasë.

“Ne po ndjekim planet e Izraelit. Hezbollahu kontribuon në konflikt brenda vizionit të tij dhe kur të vijë koha për ndonjë aksion ne do të veprojmë”, tha Qassem.

Qassem gjithashtu vlerësoi veprimet e Hamasit kundër Izraelit dhe theksoi se sulmi i tyre zbuloi se sa i dobët është Izraeli.