Hetohet vdekja e 28 vjeçarit në Gostivar, dyshime për vetëvr*asje

Prokuroria dhe policia në Gostivar po punojnë për zbardhjen e vr*asjes së 28 vjeçarit të shtunën rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën Goce Dellçev. Sipas informatave deri më tani jo zyrtare, të siguruara nga policia dhe prokuroria, ka dyshime për vetëvr*asje, pasi në afërsi të trupit të pajetë është gjetur ar*ma nga e cila është shkrepur pl*umbi. Sipas ekspertëve shkrepje nga afërsia le hapësirë për dyshime që vr*asje të jetë bërë nga vetë viktima, por këtë duhet ta vëretojnë hetimet e organeve të ndekjes.

“Prokurori kujdestar i Prokurorisë themelore të Gostivarit, mbrëmë ka kryer hetime në vendin e ngjarjes, në afërsi të shtëpisë në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi 28 vjeçar me plagë hyrëse dhe dalëse në kokë. I ndjeri ishte dërguar në spital nga i ati i tij ku edhe është konstatuar vdekja. Ndaj trupit të pajetë do të behet autopsi. Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, është gjetur ar*ma dhe është marrë për analizë të mëtejme. Me urdhër të prokurorit publik, janë siguruar edhe video materiale nga kamerat e objekteve për rreth”, thonë nga prokuroria.

Sipas një dëshmitari që nuk deshi të prononcohet para kamerës, e që jetonte në afërsi të shtëpisë së viktimës, rastin në fillim e ka vërejtur e ëma e viktimës, ndërsa më vonë, prindi i tij bashkë me disa fqinjë, e kanë dërguar 28 vjeçarin në spitalin e Gostivarit, por për fat të keq nuk ka arritur të iu mbijetojë plagës. Fqinjët që jetonin në afërsi të shtëpisë së viktimës, thonë se personi në fjalë se ka qenë shumë i dashur dhe i mirë me rrethin, andaj shprehen të trishtuar për vdekjen e tij.

Banorët shprehen të trishtuar duke u lutur që ky rast të jetë i fundit dhe të mos ndodhin raste të këtilla më. Ata thonë se nuk kanë dëgjuar fjalë të këqija apo zënka para ndodhjes së rastit”.
“S`di çka të them, gjynah aq mund të them gjynah. Tash sa e morëm vesh s`di çka të them”, tha një banor.
“Gjynah, djalë i ri të vritet. S`di si të them. S`është mirë kjo. Vr*asje e një të riut s`është mirë se nuk kthehet sërish më ai”, tha një tjetër banor./Alsat.mk