Hetimi i qeverisë britanike: Numri i vik*timave nga Covid-19 është raportuar gabimisht

Shifrat zyrtare të vd*ekjeve nga Covid-19 në Angli mund të mos raportohen më në baza ditore pas hetimit të kryer nga qeveria ndaj mënyrës së përllogaritjes që përdoret nga Instituti i Shëndetit Publik në vend raporton gazeta britanike “Telegraph”. Sipas gazetës përfundimet e hetimit të urdhëruar nga Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock dalin zyrtarisht javën e ardhshme por “Teleraph” ka mësuar se aty është zbuluar se zyrtarët e shëndetësisë “kanë rritur” numrin e vde*kjeve nga koronavirusi.

Një prej rekomandimeve që do të japin hetuesit është ndalimi i raportimit të përditshëm dhe nisja e raportimit të përjavshëm tha për “Telegraph” një burim pranë qeverisë. Më 17 korrik Sekretari i Shëndetësisë u kërkoi autoriteteve që të pezullonin raportimin ditor pasi ekspertë të Universitetit të “Oxford”-it zbuluan se në shifrat e vd*ekjeve përfshihen edhe persona që kishin humbur jetën disa javë ose muaj pasi ishin shpallur të shëruar nga koronavirusi.

Sipas sistemit të mëparshëm çdokush që kishte dalë një herë pozitiv ndaj Covid-19 në Angli llogaritej automatikisht si i vde*kur prej tij kurdo që vdi*ste edhe nëse kishte vd*ekur në një aksident me makinë. Ndryshe nga Angli Skocia dhe Uellsi nuk raportonin si vik*tima të koronavirusit personat që vdi*snin 28 ditë pasi kishin dalë pozitiv në test.
Që prej pezullimit të raportimit të vik*timave Instituti i Shëndetit Publik në Angli, ka raportuar vetëm numrin e rasteve të reja.

Drejtoresha e institutit, Susan Hopkins, mbrojti mënyrën e llogaritjes duke thënë se ishte e miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Në Angli llogarisim si viktima të Covid-19 çdokush që humb jetën dhe ka dalë pozitiv në testim kurdoqoftë në mënyrë që të dhënat të jenë sa më të plota”, ka thënë ajo. Në total, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ku përfshihet Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, janë konfirmuar mbi 310 mijë raste me Covid-10 dje mbi 46500 vik*tima.