Hetime dhe sanksione për ahengjet në të cilat nuk respektohen protokollet shëndetësore


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kërkon prej institucioneve kompetente – MPB dhe inspektoratet kompetente të zbatojnë hetime dhe t’i san*ksionojnë ahengjet në më shumë qytete për të cilat janë publikuar fotografi në rrjetet sociale ndërsa të cilat janë në kundërshtim me protokollet e rregulluara shëndetësore. “Po shikoj fotografi në mediat sociale prej ahengjeve në më shumë qytete pa u respektuar protokollet dhe masat për mbrojtje nga Kovid-19. Kërkoj urgjentisht institucionet kompetente – MPB dhe inspektoratet kompetente të zbatojnë hetime dhe t’i sank*sionojnë këto tubime në mënyrë të palejuar. Të rinjtë duhet në tërësi t’i respektojnë masat për mbrojtje nga ko*ronaviru*si, ta mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre”, tha dje  Filipçe.

Ai theksoi se ne jemi njëra ndër vendet e rralla i cili gjithë këtë periudhë ka protokolle për funksionimin e kompanive bizneseve objekteve hotelerie plazheve pishinave. “Këto protokolle bazohen në parime të qarta epidemiologjike. Mbajtja e detyrueshme e maskave, mbajtja e distancës fizike është mënyra e vetme me të cilën ne do të dalim nga kjo k*rizë shëndetësore. Nëse u përmbahemi masave parandaluese numri i të së*murëve do të ulet” tha Filipçe. Përndryshe, përveç në Strumicë inspektorët kanë inspektuar  edhe objekte të tjera në disa qytete në shtet.