Hetim tragjedisë hekurudhore, Mitsotakis urdhëron ngritjen e komisionit të posaçëm

Ministri i Shtetit në Greqi ka urdhëruar ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të hetojë dhe vërë në dukje problemet dhe keqfunksionimin që çuan në tragjedinë hekurudhore të pak ditëve më parë, ku mbetën të vrarë rreth 60 persona.

– Advertisements –

Sipas raportimeve të mediave helene, lëvizja e ministrit është bërë pas një urdhri të kreut të ekzekutivit Qirjakos Micotaqis, i cili ka kërkuar që komisioni ta bëjë punën e tij në një kohë sa më të shkurtër.

Në kuadër të planit të veprimit, anëtarët e komisionit do të marrin në pyetje stafin teknik të hekurudhave, ekspertët dhe çdo person tjetër që do të jetë e nevojshme për të hedhur dritë mbi motivet e tragjedisë.

Sipas së përditshmes “Kathimerini”, që citon burime qeveritare, grupi i posaçëm do të përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve që rëndojnë mbi aksidentin e rëndë brenda një muaji.

Të enjten, kryeministri Micotakis dha tre urdhra, hetimin e aksidentit, vazhdimin pa ndërprerje të modernizimit të infrastrukturës hekurudhore dhe veprimin e autoriteteve për garantimin e sigurisë së udhëtarëve.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në lokalitetin Tempia, pranë qytetit të Larisës, në aksin hekurudhor Athinë-Selanik