Hetim i ri për Muhamed Zeqirin

Vendimi i Apelit zbulon se prokuroria mund të zgjerojë hetimet për ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverise Muhamed Zeqiri, i cili qëndron në arrest shtëpiak edhe për tridhjetë ditë. Kjo lë të kuptohet në pjesën e vendimit që citon arsyetimin e prokurorisë për krimin e organizuar, e cila kërkonte vazhdimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në hetim.

Në propozim, thuhet se në fazën aktuale të procedurës hetimore, prokuroria ka ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore dhe gjatë dhënies së provave është gjetur dokumentacioni shkresor që tregon se i dyshuari M. Z. ka kryer vepër tjetër penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, për një ngjarje të ngjashme penalo-juridike, për këtë arsye do të jetë e nevojshme zgjerimi i hetimeve në atë ngjarje penalo-juridike, si dhe do të jetë e nevojshme thirrja e të dyshuarit me qëllim marrjen në pyetje të tij për rrethanat e reja”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit e cila citoi kërkesën.