Heshtja zgjedhore do të zgjasë edhe pas orës 19:00

Heshtja zgjedhore do të zgjasë derisa vijon votimi, edhe pas orës 19:00, derisa nuk votojnë të gjithë votuesit të cilët më parë hasën në pengesa gjatë votimit, kumtoi kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.

Siç informon Dashtevski, në KSHZ kanë arritur informata se në disa vendvotime nuk po votohet me përdorimin e aparatit për shenja të gishtit. Kështu kanë vendosur anëtarët e këshillave zgjedhorë, që është e paligjshme.

“Morëm informata se disa anëtarë të këshillave zgjedhorë ndërprenë së votuari me aparatet për shenja të gishtit. Këto janë vendime të paligjshme të atyre personave. Sugjerojmë të vazhdojnë të votojnë me aparatet, në të kundërtën, votimi do të duhet të anulohet, ndërsa personat të sanksionohen”, theksoi Dashtevski dhe edhe njëherë bëri thirrje të votohet me përdorimin e pajisjeve për identifikim biometrik.

Ai përmendi se KSHZ nuk ka sjellë vendim për votim pa përdorim të pajisjes për shenja të gishtit, përveç në gjashtë vendvotime: 1774 në Novo Sellë, 1162 në Nagoriçan të Vjetër, 2354 në Studeniçan, 2942 në Çair dhe dy në Çuçer Sandevë.