Heroi i Shqipërisë me dy gola, flet Sokol Cikalleshi


Sokol Cikalleshi ishte padyshim një nga më të mirët e ndeshjes e sotme ndaj Bjellorusisë, me dy golat e shënuar.
Ai në një prononcimin për “RTSH”, pas ndeshjes ka thënë se është në moment të mirë te Shqipëria, pasi ka shënuar tetë gola në tetë ndeshjes.

“Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel”.
“Ky grup ka qenë me ekipi poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht”.

Cikalleshi ka 10 gola të shënuar me Kombëtaren e Shqipërisë, duke u vënë në ndjekje të Erjon Bogdanit, që mban rekordin me 18 gola.
“Është një objektiv për të ardhmen por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin. Një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares. Jo pa meritë e mban atë pozicion. Do kisha mundësi më të mëdha për të shënuar me këto ekipe. Do vazhdoj të jem i përqendruar për ta mbajtur këtë nivel. Duhet të vazhdoj kështu. Bogdani është nga ata persona që do të jetë i kënaqur për cilindo që do ta arrijë apo di ti afrohet rekordit të tij. Po luftojmë për të mundur më të mirin (Bogdanin)”, deklaroi ai.

Në fund su*lmuesi i kombëtares thotë se duhet të qëndrojë në këmbë.
“Futbolli ka ulje dhe ngritje. Jam në moment të mirë. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë”, përfundoi Cikalleshi.