Heroi i ngjarjes tek sheshi “Skëndërbej”: Mendova se ishte akt te*rrorist dhe ndërhyva

Klodiani 22-vjeçar nga Tirana, është i riu që bëri ndërhyrjen heroike të denjë për filma ak*sion (video poshtë).
Ai tregon për mediat se dyshoi për su*lm te*rrorist. Pasi një makinë çau kordonët rrethuese të sheshit “Skëndërbej” dhe ka nisur të bëjë manovra të rre*zikshme përgjatë hapësirës së saj.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve, mes tyre dhe Klodianin, ai është neutralizuar dhe ky in*cident ka përfunduar pa pasoja të rënda.

“Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lë*ndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e ak*sidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt te*rrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rre*zikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari”, i tha mes të tjerash Klodiani.