Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se 9-vjeçari Nikolla nga Shkupi është donatori i parë i qelizave burimore (stem) në Maqedoninë e Veriut.
Me këtë veprim, 9-vjeçari ka shpëtuar motrën e tij Ana Marijën.
“Ana Maria dhe vëllai i saj i vogël Nikolla janë fëmijë për tu admiruar! Ky djalosh gazmor, nëntë vjeçar që dëshiron të bëhet futbollist, është dhuruesi i parë i qelizave staminale në vendin tonë, me të cilat shpëtoi motrën e tij”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.