Heqja e ndihmës për fëmijën e tretë, kërçovari mesazh Zaevit?!

Për tu bërë shfrytëzues i shtesës fëmijërore për fëmijën e tret, duhet të që të keni rrogë minimale. Këtë e parasheh ndryshimi i ligjit që u bë në mars të vitit 2020. Kjo ka ndikuar që të bie dukshëm numri i shfrytëzuesve të kësaj ndihme. Sllagjan Gjoreski baba i 3 fëmijëve është njëri prej prindërve, kërkesa e të cilit është refuzuar për ta marrë këtë ndihme. Ai thotë se është refuzuar vetëm pse ka marrë rrogë pak më të lartë se minimalja.

“Kërkesën për fëmijë të tretë ma refuzuan për shkak se unë kam qenë i punësuar dhe kam marrë rrogë më të lartë se rroga minimale që është në shtetin tonë. // Ne jetojmë 5 anëtar të familjes me rrogën që e marr vetëm unë.// Unë bashkëshortja dhe kam tre fëmijë, binjakët i kemi nga 6 muaj dhe më i madhi është 2 vjet e 6 muaj.// E kemi patjetër të lu ftojmë të jetojmë fëmijët duhet të hanë, por realisht as vetë nuk e di si do t’ia dalim”, u shpreh Sllagjan Gjoreski prind.

Për tu bërë më keq, vetëm disa ditë pasi iu është refuzuar ndihma, Sllagjani ka mbetur edhe pa punë, me çka tani ka mbetur edhe pa rrogë edhe pa shtesa fëmijërore. Numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve për shtesa fëmijërore në Kërçovë është 405. Koordinatori i Qendrës për mbrojtje të fëmijëve në Kërçovë, thotë se ndryshimi i ligjit është diskriminues. Ai përmend faktin se vitet e kaluara në Kërçovë mbi 70 familje kanë marrë shtesa për fëmijën e tretë, por me ndryshimin e ligjit ky numër ka rënë në 20.

“Momentalisht ligji i ri ka disa anë pozitive, por në anën tjetër është diskriminues, sepse shumicën e fëmijëve të cilët duhet të marrin shtesa fëmijërore, shtesa prindërore, shtesa shkollore etj, i përkufizon, ose ju jep një limit që ato të kenë rrogë minimale, ose të jetë vetëm një prind i punësuar dhe atë të ketë rrogë minimale”, njofton Sadik Emroja nga Qendra Sociale për Fëmijë.

I dëshpëruar, Sllagjani ka një pyetje për Zaevin:
“Kam një mesazh për kryeministrin Zoran Zaev, vetëm le t’a mendojë a mundet ai të mbijetojë nëse do të ishte në një situatë të këtillë, me 20 mijë denarë rrogë, të jetojnë me 5 anëtar të familjes, nga ku duhet të paguash harxhimet bazë si uji, rryma, fatura telefoni, ushqimi bazë etj. A do të kishte mbijetuar ai me 20 mijë denarë?”.

https://www.youtube.com/watch?v=kpQ5RhytTF8&feature=emb_title