Heqja e maturës shtetërore për disa është fat, për të tjerët problem

Nxënësit nga vitet e fundit në shkollat ​​e mesme, fundin e arsimit të mesëm e pritën në shtëpi. Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, Ministria e arsimit vendosi që këtë vit të mos mbahet provimi i maturës shtetërore. Ministri Ademi tha se ky vendim është marrë për të eliminuar stresin mes nxënësve të shkollave të mesme në këto rrethana të jashtëzakonshme. Nxënësit do të pranojnë diploma të vlefshme për arsimin e mesëm, me të cilën më vonë do të mund të regjistrohen në ndonjë nga fakultetet në vend.

Meta, gjatë bisedës me disa maturantë, ka vërejtur mendime të ndara në lidhje me heqjen e diplomës. Shumica e tyre e kanë pritur me gëzim lajmin se nuk do të mbajnë provimin e fundit të shkollës së mesme. Thonë se periudha është stresuese për të gjithë, ndërsa matura shtetërore nuk është e nevojshme, sepse tashmë janë notuar nga profesorët e tyre.

“Jam plotësisht dakord që mos të ketë provim të maturës shtetërore, sepse është një stres shtesë për nxënësit, por edhe për prindërit dhe profesorët tanë. Ne jemi ata që shkojmë në shkollë për nëntë muaj dhe përpiqemi të arrijmë suksesin e dëshiruar. Nuk e di se si dikush mund të na vlerësojë përmes një testi me disa pyetje. Të gjithë do të ulen dhe do t’i mësojnë përgjigjet e pyetjeve paraprakisht. Sipas mendimit tim, profesorët janë ata të cilët e dinë vërtet se cilat janë mundësitë dhe sa mund të arrijë një nxënës”, tha Aleksandra Micova, nxënëse e vitit të katërt në shkollën e mesme “Gosho Vikentiev” në Koçani.

Mario Ristovski, nxënës në shkollën e mesme “Kole Nehtetin” në Shtip, e ndan të njëjtën dashuri.

“Të gjithë jemi të lumtur që nuk do të mbajmë provimin. Kjo është temë e rëndësishme për çdo maturant të shkollës së mesme, por unë mendoj se matura shtetërore shkakton stres jashtëzakonisht të madhe për nxënësit e shkollave të mesme. Sigurisht nuk do të kemi ndonjë pengesë gjatë regjistrimit në fakultet”, thotë ai.

Bojana Vitanova këtë vit e mbaron arsimin e mesëm në shkollën e mesme “Jane Sandanski” në Strumicë. Heqja e diplomimit ka shkaktuar revoltë tek ajo. Ajo beson se matura është test për të vlerësuar njohuritë e nxënësve dhe nuk duhet të shihet si ndonjë detyrim plotësues.

“Matura është kërcënim vetëm për vlerësimet joreale që bëhen gjatë viteve, që logjikisht do të thotë se ata që nuk kanë njohuri të vërtetë përfitojnë më shumë nga shfuqizimi i saj. Nëse suksesi i katër viteve do të ishte një përfaqësim real i aftësive dhe njohurive të një nxënësi, nuk do të kishte fare maturë shtetërore, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në botë. Jam e vetëdijshme se ajo nuk po realizohet seriozisht mjaftueshëm sa për të qenë një mënyrë e mirë për renditje, por në çdo rast është një mundësi më e mirë sesa vendosja e të gjithë nxënësve në të njëjtin kosh dhe vlerësimi i tyre në bazë të notave që janë marrë në shkolla të ndryshme, nga profesorë të ndryshëm. sipas kritereve të ndryshme”, tha ajo.

Vitanova nuk pajtohet që mbajtja e provimit të maturës është stresuese. Sipas saj, problem më i madh do të jetë provimi i panjohur pranues që do të duhet të kalohet gjatë regjistrimit në fakultete.

“Unë do të mbështesja absolutisht alternativën me provimin pranues në fakultete, si një reformë në arsim, por nëse do të paraqitej në çdo kohë tjetër me plan të detajuar. Mendoj se vendimi i tillë i nxituar do të jetë në dëm të nxënësve dhe padyshim që është më stresuese për mua sesa provimi tashmë i famshëm i maturës shtetërore për të cilën jam përgatitur shumë përpara vendimit për të shfuqizuar. “Unë nuk dua që regjistrimi në fakultet të jetë edhe një eksperiment tjetër në vazhdën e eksperimenteve që sistemit arsimor po i ndodhin vite me radhë”, shtoi ajo

Ndërsa në fakultetet maqedonase do të fillojë aplikimi i provimeve pranuese, nuk dihet se si dhe sipas cilave kritere nxënësit tanë do të mund të regjistrohen në universitetet e huaja.

Sa për vendet nga rajoni, provim i maturës shtetërore do të mbahet në Bullgari, Serbi dhe Kroaci. Në Serbi, përveç nxënësve të shkollave të mesme, maturë të vogël do të ketë edhe për semi-maturantët pavarësisht pandemisë.