“Hëna e përgjakur” – Eklipsi hënor mahnit turistët në ishullin spanjoll

Eklipsi total i Hënës po ashtu u pa edhe në Amerikën Latine, fenomeni ndodhi edhe në Kili. Njerëzit në ishullin spanjoll të Gran Canaria u mahnitën nga eklipsi total i Hënës. Ata patën mundësinë që ta shikonin fenomenin nga pika të ndryshme. Një eklips total hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një linjë dhe Hëna kalon nëpër hijen e krijuar nga Toka. Megjithëse është një eklips total i Hënës, ajo nuk errësohet plotësisht, por përkundrazi merr një shkëlqim të kuq bakri- të quajtur Hënë gjaku.

Nuk nevojiten pajisje speciale për të admiruar një eklips hënor për sa kohë që shikuesit e yjeve janë në një zonë të errët larg dritave të qytetit. Dylbitë ose teleskopi i lejojnë vëzhguesit të kenë një pamje më të mirë të nuancës së kuqërremtë në hënë.

Po ashtu edhe njerëzit në të gjithë Amerikën Latine u mahnitën nga Super Hëna e parë dhe eklipsi hënor i vitit 2022. Super Hëna u ngrit mbi Buenos Aires – Argjentinë dhe Karakas, Venezuelë, por një nga pamjet më të mira të eklipsit hënor u pa në Santiago de Kili.
Ky fenomen ka marrë emrin e Hënës Super të Gjakur për shkak se Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.