Në Tetovë vijon skandali me helmimin e qenve endacak. Enigma se ku shkuan gjithë ata qen endacak nga rrugët e Tetovës, sërish del në sipërfaqe.
Banorët përreth edhe pse nuk kanë folur publikisht, ata kanë theksuar se kjo që ndodh është një katastrofë dhe tmerr, ngase mund të përhapet ndonjë epidemi. Qentë në këtë vend vërehen se nuk janë të goditur dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre, ndërsa disa nga qentë endacak të ngordhur vërehet se një kohë të gjatë janë lënë në atë vend.