Helmimi nga alkooli – 17 pacientë u pranuan në Toksikologji, 7 janë fëmijë

Gjatë mbrëmjes së ndërrimit të motmoteve në Klinikën Universitare për Toksikologji në Shkup janë pranuar 17 pacientë nga helmimi nga alkooli, prej të cilëve 7 janë fëmijë të moshës prej 14 deri 17 vjeç.

Siç njoftuan nga Klinika, 10 pacientë janë meshkuj, kurse 7 femra.

Pas trajtimit ambulator kanë lëshuar Klinikën./TV21