Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi Jarinë

Pas manovrave të sotme dhe të djeshme me helikopterë dhe aeroplanë ushtarak nga Serbia në afërsi të pikës kufitare me Kosovën në Jarinë, ka reaguar edhe KFOR-i.
Një helikopter i forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, KFOR, për pak minuta ka qëndruar në hapësirën ajrore të Kosovës, në afërsi të kufirit me Serbinë, në Jarinë.

Ndryshe provokimet e aviacionit ushtarak serbë afër kufirit me Kosovën kanë vazhduar edhe sot.
Dy aeroplanë ushtarak të ushtrisë së Serbisë kanë fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovën.