“Hej, dëgjojeni budallën”, Çun Lajçi më i ashpër se kurrë ndaj Enver Hoxhajt

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, edhe nga spitali ku po qëndron i shtrirë, po reagon ndaj zhvillimeve politike në Kosovë.
Sot, ai ka reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Lajçi përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së Hoxhajt i cili ka thënë se, kryeministri Albin Kurti nuk ka kapacitet me mashtrua PDK-në dhe atë personalisht.
E pas kësaj Lajçi thotë se, Kurti nuk merret me “tuxharët e Enverit”.
Madje, ai e ka quarjt edhe “budallë” Hoxhajn.

Reagimi i plotë:
Nji budallaki nga spitali!
Jo për shendetësi, jo, se këtu hallakamë po shkojke puna, por nji budallaki partie n’qendër!?
Enver Hoxhaj paska thanë: Kurti s’ka kapacitet me mashtrua PDK-në por as mua!
Hej

Ndëgjojeni budallën!
Thua se Kryeministri s’paska punë tjera veç mu marr me tuxharët e Enverit e me ba pazar me plonca, zorrë e lëkura!
Ani kur bërtiti n’foltore:Çakorri, Çakorri, Çakorri, (kinse ky e fali) tue harrua se 10.000 hektar tokë i nënshkroi shefi i tij me Isën e Ramushin!
Çfarë kryetari, kishte me thanë dikush që s’e njeh!?