Lufti Haziri, nënkryetar i LDK, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, që ngjalli shumë reagime.
Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në rajon.
Sipas Hazirit, qëllimi politik i kryeministrit ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë.
“Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë të bëjnë me energjinë, rezervat e shtetit dhe mjetet e vjetra e asetet. Kjo vizitë nuk është e kryeministrit të Kosovës, por e liderit i LVV. Premtimet e tij atje, shkaktuan përçarje pasi doli hapur përkrah opozitës së re”, tha Haziri, për ABCnews.
Sa i përket marrëdhënieve me shtetet fqinj, të cilat janë në një krizë, Haziri u shpreh se Prishtina po prodhon kriza.
Ai shtoi se pasi prishi marrëdhëniet me Abazoviç dhe Ramën, tani të njëjtën gjë kryeministri Kurti e bëri edhe në Maqedoninë e Veriut, duke treguar mbështetje për opozitën e re.
“Deri para disa ditëve, Kurti të vetmen marrëdhënie e kishte me Shkupin. Sepse me Malin e Zi raportet u dëmtuan me Dritan Abazoviç. Edhe me Shqipërinë, vizitën e Ramës e shikuan si mbështetje pro opozitës dhe kjo shkallmoi këto raporte mes dy vendeve. Dhe vizita e fundit në Tetovë dhe Shkup, e fut Kosovën në raport që po prodhon kriza. (https://bluejapan.org) Prishtina po prodhon politika të këqija dhe kriza duke shfrytëzuar komunitet shqiptare. Kurti në raport me Serbinë përfaqëson reciprocitet dhe ky është në proporcion me veriun e Kosovës. Kurti, Preshevën e Bujanovckin e ka përdorur vetëm për qëllime politike. Ajo që e dallon Kurtin nga liderët e tjerë është se është ideologjik dhe jo kombëtar” u shpreh nënkryetari i LDK-së.