Hazbi Lika përkujton ditën e dëshmorëve: Ata janë të gjallë përjetë në zemrat tona!

Ne sot, më 5 maj, kujtojmë me mall e krenari, në ditën mbarëkombëtare të dëshmorëve, të gjithë brezat e lavdishëm të kombit tonë që lu*ftuan dhe dhanë më të shtrejtën e tyre që ne të jetojmë e frymojmë të lirë mbi trojet tona autoktone.

Historia jonë po ndërtohet e shkruhet mbi këtë datë te bekuar. Vitet kalojnë por krenaria dhe lavdia nuk treten kurrë.
Ata janë të gjallë përjetë në zemrat tona!
Sot, nesër dhe deri në përjetësi do të nderohen dëshmorët e rënë për liri!
Lavdi!