Haxhiu – Osmanit: Nuk është vetëm Vetëvendosje këtu

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur interpelancë për ministrin e Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj. Kjo interpelancë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje filloi me deklarimet e deputetëve të kësaj partie për të vazhduar më pas me deklarimet e atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo dhënia e fjalës sërish deputetëve të LVV-së e përballi kryeparlamentaren Vjosa Osmani me reagime nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu e cila tha se ishte radha e partisë së saj deklarime.

“Faleminderit kryetare jo vetëm Vetëvendosja është këtu pas PDK-së radhën e kemi ne” ka thënë Haxhiu.
“Prandaj duheni me njoftu me kohë” është përgjigjur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
“Gjithsesi e nderuar dhe e respektuar” ka thënë Haxhiu dhe e ka vazhduar fjalimin para deputetëve.