Haxhi Krasniqi për balotazhin në Kosovë: “S’di shumë për partitë, uroj të ketë ndryshime”

Ish-kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi, ka uruar që zgjedhjet në Kosovë të sjellin ndryshime të mëdha. “Kosovën e du shumë dhe jam shumë i lidhun me Kosovën edhe me popullin e Kosovës, edhe popullit të Kosovës i uroj nga zemra që sa më shumë të ketë ndryshime”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë që nuk di shumë për politikën në Kosovë, por mbetet me shpresën që ky vend që thotë se e do shumë, të ecën përpara.
“Nuk jam shumë i vetëdijshëm për partitë politike por shpresoj dhe lutem që ky vend të ketë ndryshime shumë të mëdha, që dashuria për këtë vend të shtohet sa më shumë”.