Haxhi Jonuz Veseli ndërton rezervuar për ujë të pijshëm në Teqe të Shipkovicës (FOTO

Akoma ekzistojnë njerëzit që me vepra të mëdha humane, bëjnë diçka madhështore për të tjerët, për katundin, qytetin dhe për të gjithë.

Disa gjëra poashtu krejtësisht në heshtje dhe pa bujë ata i bëjnë për shpirtin e tyre.
I tillë është edhe një njeri i fisëm, që shpërndan njerëzoren dhe humanen tek të tjerët për tu ndihmuar në forma të ndryshme duke nisur nga ndërtimi i një rezervuari për ujë të pijshëm në Teqe të Shipkovicës. Ky është Haxhi Veseli që përmes kësaj vepre ai dëshiron të bëjë një investim kaq domethënës për shpirtin e tij në një gjë kaq domethënëse.

Investimi është bërë i gjithi nga haxhi Jonuz Veseli nga Teqja e Shipkovicës tani banues në Tetovë. Ky fshat i vogël përafërsisht me 15 shtëpi u bë tani me rezervoar të ri i cili do ti plotësojë nevojat e banorëve me ujë të pijshëm 24 orë.

Rezervoari është me 8 m3 dhe tubacioni me gjatësi prej 350 m prej te rezervoari dhe deri tek shtëpitë në fshat.

Ky gjest i tij tejkalon çdo gjë dhe tregon se mjafton njeriu ta ketë qëllimin të bëjë diçka, në fund ia arrin po atij qëllimi që do tu shërbejë të tjerëve dhe këtu do përfitojnë të gjithë ndërsa është Zoti që çmon këta njerëz kaq filantropë që mendojnë si ta shpërndajnë mirësinë me të tjerët më gjëra kaq jetësore.

Ky investim personal kap vlerën 6 mijë euro ndërsa qëllimi i mirë i tij nuk ka çmim sidomos kur bën diçka që as institucionet nuk e bëjnë dot. /Tetovasot/