Haxhi Avdyli për veteranët: Punoni, mos prisni vetëm nga të ardhurat e shtetit

Haxhi Avdyli nga iniciativa e Vjosa Osmanit mendon se kategoritë e dala nga lufta nuk duhet të shihen me dhembshuri, por që ata duhet të angazhohen dhe të punojnë.
“Veteranët të punojnë, e jo vetëm të presin nga të ardhurat e shtetit’’, thotë ndër të tjerash ai në një debat.

Ndërsa Kandidati i LDK’së Anton Quni ka thënë se LDK është nismëtare e UCK’së dhe se vlera e saj duhet të mbrohet. Ai tha se votuesi duhet të votojë për programin më të mirë e jo të mendojë për të kaluarën.
Ndërkohë kandidati i PDK’së, Gazmend Bytyqi ka thënë se subjekti i tij është pasardhës natyral i UCK’së pasi ajo u formua pas marrëveshjes për demitalirizim.
“PDK ka nen në statutin e saj ku ceket e kaluara e saj e lavdishme”, tha ndër të tjera ai.

Këtu ndërhyri kandidati i Nismës, Cerkin Dugolli i cili tha se po atë statut e ka shkruar një anëtar i Nismës. Por ai kërkoi që të mbrohet vlera e ushtrisë clirimtare nga të gjithë.
“Ishte vetë Jakup Krasniqi ai që shkroi nenin për vlerën e UCK’së në PDK. Vlera kombëtare i përket qytetarëve. Është e vërtet se tema duhet të kthehet në debat që të dihet se kush është ai që do ta mbrojë më së miri. I kemi krerët në Gjykatë. Duhet të mbrohen bashkëluftëtarët”, tha ai.