Hashim Thaçi këto ditë do të japë edhe llogari te tjera përveç atyre për bisedimet me Alekandar Vuciqin.
Presidenti kosovar, do të duhet ta vërtetojë se e gjithë pasuria e deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion, është e vetmja që ka, dhe se është e fituar në mënyrë ligjore.
Emri i të parit të vendit për verifikim u zgjodh në një short që agjencia ua la të premten në duar gazetarëve.