Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar partnerët e koalicionit për marrëveshjen e arritur për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Facebook shkruan: “E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tone”.