Hashim Thaçi kërkon lirinë në Hagë

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka dorëzuar në Hagë, një ankesë ku kërkohet heqja e aktak*uzës ndaj tij, pasi theksohet se ka “mungesë të juridiksionit”.
“Asnjë nga ak*uzat nuk kanë të bëjnë me pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës, të përpiluar nga senatori Dick Marty, për ‘trajtim johuman të njerëzve dhe tra*fikim të paligjshëm te organeve”, thuhet ne këtë dokument.

Mbrojtja gjithashtu thekson se Thaçit i janë shkelur të drejtat për një dëgjim të drejtë dhe të paanshëm publik si dhe për një gjykim të drejtë, brenda një kohe të arsyeshme.
Sipas mbrotjes për këto arsye kërkohet që të lirohet Thaçi dhe të hidhen poshtë ak*uzat ndaj tij.
Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka ngritur ak*uza ndaj Hashim Thaçit për kr*ime kundër njerëzimit dhe kr*ime lu*fte, përfshirë vr*asje, zhd*ukje me dh*unë të personave, persekutim dhe tor*tura.