Do të ketë ose jo orë policore gjatë muajit të Ramazanit? Filipçe me përgjigje…

“Për momentin është herët të themi diçka. Do t’i kemi parasysh të gjitha ngjarjet e mëdha që janë me rrezik për grumbullime të mëdha dhe do të vendosim”, pohoi Filipçe.
Edhe zëvendësministri Ilir Hasani vlerëson se kohëzgjatja e orës policore do të varet nga shifrat, gjegjësisht numri i të infektuarve.

“Vërtetë është e pakëndshme që të diskutohet kjo çështje. Vërtetë nuk mund të them se a do të kemi orë policore gjatë Ramazanit ose jo. E gjitha varet nga numrat që do i kemi. Më e rëndësishme nuk është numri i të infektuarve, të cilin po e shohim në mënyrë rapide po rritet, më shqetësuese është numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim spitalor”, tha mes tjerash Hasani.