Hasani: Të udhëtosh nga Shkupi në Prishtinë, është njësoj si nga Shkupi në Tetovë


Zevendes ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani arsyetoi edhe një herë me argumente hapjen e kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Hasani tha se vendimi është i bazuar, sepse në momentin kur është hapur kufiri numrat në Kosovë kanë qenë më të mirë se në Maqedoninë e Veriut.
“Kosova iu përgjigj kerkesës sonë për hapje reciproke dhe nuk kishte arsye të refuzojmë”, deklaroi Hasani në intervistën e tij në Tv24, duke shtuar se në dy anët e kufirit jetojnë familjarë.

Lidhur me kolonat e krijuara në kufi, Hasani tha se vetë kolonat nuk paraqesin rre*zik të madh, por se rre*zik paraqet mosrespektimi i masave. Në këtë drejtim ai tha se të udhëtosh nga Shkupi në Prishtinë është njësoj sikur të udhëtosh nga Shkupi në Tetovë ose Kumanovë, duke pasur parasysh se shifrat janë gati njësoj.
Hasani arsyetoi masën për mbajtjen e maskave në ambient të hapur duke potencuar se tani mes tjerash vijnë edhe muajt kur ajri është më i ndotur, kurse virusi mund të ngjitet te grimcat PM dhe përmes tyre të bartet me ajër.
Hasani nuk përjashtoi mundësinë për ashpërsim të masave në rast se rriten edhe më shumë shifrat.