Sonte, në mbledhje të përbashkët mes Kryesisë së degës, kryetarëve të Këshillave Vendore, anëtarëve të Kryesisë Qendrore dhe funksionarëve lokal e qendror, dega e Bashkimit Demokrat për Integrim – B D I në Gostivar me unanimitet të plotë ka zgjedhur Bashkim Hasanin Kryetar të Shtabit Lokal Zgjedhor për Zgjedhjet Lokale të Tetorit.
Pasi fitoi besimin e strukturës së partisë, Kryetari i Shtabit Zgjedhor Lokal, Bashkim Hasani u shpreh që: “Pikërisht sot kur u shpall mbajtja e zgjedhjeve lokale nga ana e Kryetarit të Kuvendit, B D I si subjekt politik me padurim hynë në garën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Gostivarit, me bindje të palëkundur për fitore të padiskutueshme”.
Hasani tha që Kryetari aktual i komunës së Gostivarit është një doktor i mirë por jo edhe një menaxher i mirë në Pushtetin Lokal, andaj, pas zgjedhjeve do të kthehet si mjek në shërbim të pacientëve.