Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

”Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit.

Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan Hasani në rrjetin social ”X”.