Hasani: Nuk është koha e dorëheqjeve, por e sfidave

Zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani i pyetur rreth përgjegjësisë dhe mundësisë së dorëheqjes, u shpreh i prerë se tani nuk është koha për dorëheqje, por për përballje me sfidat. Sipas tij organet kompetente janë duke punuar në mënyrë intensive në zbardhjen e plotë të rastit dhe priten raportet oficiale të tyre.

“Nuk është koha për dorëheqje, është koha kur ne duhet të ballafaqohemi me sfidat. Organet e hetuesisë dhe organet e prokurorisë janë të gjitha të aktivizuara dhe po presim raportet oficiale nga ta”, deklaroi Ilir Hasani, zëvendësministër i shëndetësisë.