Hasani: Komuna e Gostivarit e vetmja komunë pa kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit

Vetëm në Gosivar ndodh që komuna në mes të dimrit nuk ka të nënshkruar kontratë me asnjë operatorë ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve. Akuzat vijnë nga Bashkimi Demokrtai për Ingegrim (BDI) Dega në Gostivar. Kreu i kësaj dege Bashkim Hasani në një konferencë për shtyp drejtoi pyetje deri te autoritete komunale pse ka ngecur procedura e tenderimit.

“Jemi të detyruar që të mbajmë këtë konferencë për shtyp për ta demaskuar bashkëpunëtorin e dexhallit i cili për tre vite me radhë qëndron në krye të komunës duke shpifuar keqmenaxhuar dhe mashtruar qytetarët e Gostivarit. Është rast i cili ndodh vetëm në komunën e Gostivarit, ku në mes të dimrit komuna e Gostivarit ende nuk ka marrëveshje të nënshkruar me asnjë operatorë për mirëmbajtjen e rrugëve ashtu siç është praktikë në çdo komunë tjetër dhe ashtu siç ka qenë praktikë më herët edhe në komunën e Gostivarit.

E pyesim publikisht bashkëpunëtorin e djallit pse ka ngecur procedura e tenderimit? A ndërhynë bandat dhe nuk u arrit kompromisi se cila do të kontrolloj tenderin dhe cila do të merr haraçin? Është e qartë që kryetari i komunës i kapur nga bandat dhe duke u mar me koalicion me djallin ka harruar qytetarët duke vënë në prioritet agjendën politike dhe korruptive duke mos arritur të ushtrojë kompetencat e veta në detyrën që ia besuan qytetarët e Gostivarit”, tha Bashkim Hasani kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Hasani në daljen e tij para mediave, tha se me qindra qytetarë kanë reaguar për mospastrim të rrugëve nga bora. Tha se këto reagime kanë mbëri edhe te selia e tyre një pjesë të të cilave edhe u prezentuan para gazetarëve.

“Qytetarët me të drejtë shprehin revoltën e tyre nga lënia pas dore nga ana e pushtetit lokal. Janë qindra të tillë që janë drejtuar tek dega e BDI për të shprehur pakënaqësinë e tyre nga neglizhenca që u bëhet nga pushtetit lokal. Fshatra të tëra dhe sidomos fshatrat e Malësisë janë bllokuar dhe nuk mund të lëvizin. Ata kanë ofruar pamje dhe dëshmi nga gjendja kaotike në terren, edhe atë, vetëm me një ditë rrjeshje bore. Paramendoni sikur të reshurat e borës të zgjasnin me ditë të tëra.

Qytetarët me të drejtë dyshojnë se kjo qasje është papërgjegjësi totale, neglizhencë apo betejë mes bandash. Kryetarin e komunës nuk e amneston shpifja për shpifje vik*timizimi dhe hedhja e fajit diku tjetër. Edhe ato pak operatorë të cilët i shohim në terren për të pastruar rrugët pyesim Kryetarin e komunës se si do të kryhet pagesa e tyre pa pasur kontrata të nënshkruara. Nëse operatorët kanë dalur në terren dhe punojnë vullnetarisht atëherë i faleminderojmë publikisht por kjo nuk e amneston kryetarin e komunës nga papërgjegjësia që ka si kryetar komune, pasi vitet e kaluara ka kryer pagesa tek operatorët e kontraktuar edhe kur nuk ka pasur bore”, tha më tej Hasani.

Hasani porositi autoritetet lokale që kësaj radhe, për siç tha ai, dështimin e tyre mos e arsyetojnë se BDI ua paska marrë kompetencat edhe për pastrim të borës. “Është koha e fundit të pranon dështimet dhe fajin të mos e kërkon diku tjetër. Populli një herë mund të manipulohet por çdo herë jo. Shpresojmë që përgjigja e të parit të komunës i cili në vazhdimësi luan rolin e vik*timës të mos jetë që BDI ia morri kompetencat për pastrimin e borës. Ne jemi të binur.Ndërsa ju garantojmë se deri në fund të mandatit të gjithë qytetarët do të binden që bashkëpunëtorët e dexhallit janë hajna klasik”.

I pyetur për të komentuar regaimin e kryetarit të komunës, Arben Taravari i cili ditë më parë akuzat e BDI-së i quajti lajme të rrejshme Hasani tha se nuk është gënjeshtër që për bifketë janë harxhuar mbi 50 mijë euro. Nga Komuna e Gostivarit nuk pati kundër-reagim. Nga aty shkurt iu thanë mediave se përgjigjen BDI e Gostivarit do ta marrë nga sovrani në zgjedhje.