Hasani e fillon nga Universiteti dhe Klinika e Tetovës

Fakulteti i Mjeksisë në Universitetin e Tetovës dhe Spitali Klinik i Tetovës kanë qenë pikëqëndrimi i parë i Zëvendësministrit të Shëndetësisë dr.Ilir Hasani, pas zgjedhjes së tij në këtë funksion. Hasani është pritur nga drejtori i Spitalit të Tetovës dr.Florin Besimi dhe nga Dekani i shkrencave mjeksore prof.dr.Kastriot Haxhirexha.
Dr.Ilir Hasani Hasani shprehu gatishmërinë e tij maksimale për të ndihmuar spitalin Klinik të Tetovës në të gjitha sferat gjithashtu do të bëj të pamundërën në përmisimin e kualitetit të edukimit të studentëve pran këtij fakulltet.

Dr.Florin Besimi falenderoi Zavendës Ministrin Shëndetësisë për këtë vizitë duke thënë se bashkëpunimi në të ardhmen do jetë shumë më i madh në drejtim të përmirësimit të kushteve në institucionin që ai e drejton.
Spitali Klinik në Tetovë e ka menaxhuar me shumë sukses pandeminë nga Covid-19 dhe si institucion i rëndësishëm shëndetësorë ka mjaftueshëm mjekë dhe personel tjetër mjekësor për tejkalimin e sfidës së pandemisë
Dekani i shkencave mjeksore Prof.dr Kastriot Haxhirexha gjithashtu falenderoi dr.Ilir Hasanin për vizitën dhe tregoi problemet që ato hasin në fakulltetin e mjeksis dhe shprehu gadishmërin e tij për bashkpunim me zavendës ministrin në të ardhmën për të tejkaluar problemet që ata hasin në fakulltetin e mjeksis.