Hasani: Altruizmi i familjes së vazjës, na i ka bërë zemrat e lumtura!

Dje është kryer transplanti i zemrës për herë të dytë në historinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Donatorja ishte një vajzë 21 vjeçare, ku në orën 3:33 të mëngjesit rrahu për herë të parë zemra e donuar në trupin e 27 vjeçarit.

Në lidhje me këtë zëvendës ministri i shëndetësisë Ilir Hasani, shpreh falenderime për familjen e vajzës së ndjerë duke thënë se na i gëzuan zemrat të gjithëve.
Gjituashtu përgëzon edhe stafin e kardiologëve dhe anesteziologëve duke treguar se janë të gatshëm për transplantin e parë koskor kadaverik!

Postimi i plotë:
Altruizmi i familjes se vajzës së ndjerë dhe heroizmi i kardiologëve dhe anesteziologëve tanë, sot na i bënë edhe zemrat tona të lumtura.. !
Ekipi Orto-Trauma i gatshëm për transplantin e parë koskor kadaverik!
Ju lumtë djema..