Hasangjekaj: Ka ardhur koha që shqiptarët të jenë faktor e jo dekor

Bartesi i listës së koalicionit “Shqiptarët së bashku për Gucinë”, të përbërë nga LDSH-UDSH-ASH, njëheri edhe drejtori politik i LDSH, dhe kandidati për deputet i Listës Shqiptare, Bujar Hasangjekaj, deklaroi se pozita dhe statusi i shqiptarëve në komunën e Gucisë nuk është në gjendje të mirë dhe meritore për shqiptarët, në veçanti nëpër organet shtetërore. “Përfaqësimi jonë nuk është në nivelin e duhur, në veçanti nëpër organet shtetërore, zhvillimi ekonomik, investimet në infrastrukturë e krijimi i kushteve për një jetesë më të mirë, e në veçanti në ato zona ku jetojnë shqiptarët kanë qenë të mangëta, e krejt kjo ka ndikuar që ne si shqiptarë të paktohemi e të zvoglohemi në numër, migrimi të jetë në nivel shumë të lartë, e tek rinija jonë edhe ashtu e pakët në numër të zbehet shpresa e vullneti për të jetuar e krijuar në vendlindje”, deklaroi Hasangjekaj. Tutje, Hasangjekaj, theksoi se ka ardhur koha që ti dalim zotë vetes, që në pushtetin e radhës te jemi faktor e jo dekor, të jemi pjesë e të gjitha proceseve dhe pjesë e pandashme e të gjitha vëndime në komunën e Gucisë.

Lexoni postimin e plotë të Hasangjekaj:

Të dashur bashkëvendas
Zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të 30 Gushtit faktorin politik shqiptarë e gjejnë të unifikuar e të bashkuar si rrallë herë më parë, e në veçanti në zgjedhjet lokale në Guci.

Ky bashkim e unifikim ishte më se i domodoshëm në komunën tonë. Të gjithë jemi në dijeni se pozita dhe statusi i shqiptarëve në komunën e Gucisë nuk është në gjëndje të mirë dhe meritore për shqiptarët. Përfaqësimi jonë nuk është në nivelin e duhur, në veçanti nëpër organet shtetërore, zhvillimi ekonomik, investimet në infrastrukturë e krijimi i kushteve për një jetesë më të mirë, e në veçanti në ato zona ku jetojnë shqiptarët kanë qenë të mangëta, e krejt kjo ka ndikuar që ne si shqiptarë të paktohemi e të zvoglohemi në numër, migrimi të jetë në nivel shumë të lartë, e tek rinija jonë edhe ashtu e pakët në numër të zbehet shpresa e vullneti për të jetuar e krijuar në vendlindje. Andaj të dashur bashkëvëndas, ka ardhur koha që ti dalim zotë vetes, që në pushtetin e radhës te jemi faktor e jo dekor, të jemi pjes e të gjitha proceseve dhe pjes e pandashme e të gjitha vëndime në komunën tonë, e kjo mund të arrihet vëtëm nëse të gjithë së bashkua japim kontributin tonë maksimal dhe me 30 Gusht të gjithë shqiptarët të votojnë koalicionin „Shqiptarët së bashku për Gucinë“ dhe të rrombullaksojnë nr. 1.