Harta e re tmerruese; Asnjë vend nuk shpëton nga koronavirusi Covid-19

Një hartë e re alarmuese për shpërndarjen e koronavirusit të ri Covid-19 tregon se përhapja e sëmundjes është thuajse e papërmbajtshme, teksa dhjetra mijëra banorë janë larguar nga epiqendra Vuhan para se qyteti të bllokonte hyrje-daljet.

Të dhënat e hartuara nga Southampton University përfshijnë dhe ato të celularëve e linjave ajrore ku llogaritet se 60,000 banorë të Vuhan u larguan nga rajoni pak para mbylljes së qarkullimit.

Disa mijëra pasagjerë prej tij kanë udhëtuar drejt 382 qyteteve jashtë territorit kontinental të Kinës në ditët para 23 janarit, kur u vendos bllokimi i qytetit.

Raporti më tej paralajmëron: “Shumica e këtyre rasteve ishin në Azi, por qendra të mëdha në Evropë, SHBA e Australi dallohen qartë që kanë rreziqe të parashikuara prandaj rekomandohen kontrolle të gjera në qendrat e mëdha për të kufizuar përhapjen përtej masës aktuale”.