Harrojeni djalin e dobët dhe të vuajtur/ Ja si duket tani Alvin Berisha (FOTO)

Në muajin nëntor Alvin Berisha u shpëtua nga kampi i ferrit, për t’iu rikthyer jetës normale, pranë familjes së tij. Gjendja e tij shëndetësore asokohe nuk ishte fort e mirë, pasi prej 5 vitesh vogëlushi kishte jetuar mes luftës, urisë dhe vetmisë.

I dobësuar dhe i plagosur ai rezistonte fort me shpresën së një ditë do kthehej në gjirin e familjes. Më në fund kjo dëshirë e tij është bërë realitet dhe ai tashmë po bën një jetë normale. Nga fotot e publikuara shihet se Alvini ka ndryshuar tërësisht, nga ai djali i dobët, në një fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur.

Historia e Alvin Berishës theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij Afrim Berisha e kërkonte që prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin në kampin Al-Hawl në Siri.