Harrohet virusi në Tiranë, mbahet dasmë me daulle e lopë


Dita e sotme shënoi një tjetër rekord të ri të infektimeve të reja në Shqipëri. Për 24 orët e fundit u regjistruan 120 rastë të reja, 119 të infektuar te shtruar në spital dhe 4 vik*tima.
Autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel qytetarëve të shmangin festat, ditëlindjet, dasmat e ceremonitë mortore si vatra kryesore e shpërndarjes së COVID-19, por ajo që vihet re është se shumë qytetarë ende nuk janë ndërgjegjësuar. Kjo ndoshta dhe për faktin se virusi shumë i rrezikshëm është i padukshëm dhe shumë njerez mund të jenë të prekur nga COVID-19, por mund të mos kenë simptoma. Kushdo që mund të jetë pjesëmarrës në këto ceremoni mund te jetë bartës apo të infektohet nga koronavirusi.

Për ne shqiptarët dasma është gëzim dhe duhet festuar bashkë ashtu si vde*kja është hidhërim dhe me njerëz dhimbja e humbjes bëhet më e lehtë, por duhet t’i thërrasim mendjes sa nuk është vonë.
Në dy video të mbërritura në redaksinë e Ora News njerëzit duke harruar se ar*miku i padukshëm mund të jetë mes tyre nuk ndalin dasmat si dhe nuk mungojnë as në ceremonite mortore.
Njëra video është filmuar në një lagje të Tiranës. Në mesin e një kompleksi pallatesh qytetarët të kapur përdore kërcejnë pasi martojnë një të afërm.

Në mes të valles me daulle është dhe një lopë të cilës madje i kanë vendosur dhe një kordele të kuqe. Duhet të jetë dhurate për çiftin e ri.
Ndërsa në Peshkopi të shumtë ishin ata të cilët e përcollën për në banesën e fundit 18-vjeçarin që u mbyt dje në ujrat e Drinit të Zi.
Nga pamjet e mbërritura në redaksi shihen aq shumë njerëz, sa nuk ke ku të hedhësh “kokrrën e mollës” e për distancim fizik as që bëhet fjalë.

Çka nënkupton se në javët në vijim numri i të infektuarve nuk pritet të ulet nëse do vazhdojmë kështu.
Kjo është një pandemi që po shkakton mijëra të vdekur në të gjithë botën, dhe autoritetet më të rëndësishme të shëndetit në bote bëjnë thirrje për të ndryshuar stilin e jetës, ruajtur distancën fizike dhe higjienën personale si të vetmet armë për të luftuar koronavirusin.
Duhet të ndërgjegjësohemi sa nuk është vonë.