Hardinaj përmend në Hagë dy shqiptarët nga Gjakova, babë e birë, që kryenin kr*ime ndaj shqiptarëve

Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek Hilë i Gjakovës kishin kryer kr*ime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.

Në seancën gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së ka dëshmuar ish-nënkryetari Nasim Haradinaj. Ai i përmendi shqiptarët që kanë shërbyer në policinë e Serbisë të cilët kanë kryer kr*ime në lu*ftën e fundit në Kosovë. Haradinaj tha se Muharrem Ibraj së bashku me babain e tij të cilët vijnë nga fshati Osek Hilë i Gjakovës në uniformën e policisë serbe kishin vr*arë fqinjin e tyre shqiptar.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të tij mbrojtëse, Toby Cedman, Haradinaj tha se në Kosovë kr*ime kanë kryer edhe shqiptarët.
“Kr*ime kanë bërë edhe shqiptarët, sikur është Muharrem Ibra me babën e vëllanë e vet, që me uniforma serbe kane vr*a kojshinë… Ne jemi për zbulimin e të gjitha kr*imeve, pa marrë parasysh se kush i ka kryer. Por, jo të ketë disk*riminim”, tha ai.

Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.
“Unë shkova ne Hagë, nuk kam dashur të tr*adhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”, kishte thënë ai.
Ibraj ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi.

Ish-shefi i “sigurisë lokale” nga zonën e Gjakovës mohoi kr*imet e kryera kundër civilëve shqiptarë nga forcat serbe duke thënë se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë kr*im të kryer nga ushtria dhe policia serbe kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999.

Muharem Ibraj ishte emëruar nga kryetari serb i komunës Momçilo Stanojeviç, shef i “sigurisë lokale”. Në qershor 1999, kishte ikur nga Kosova bashkë me forcat serbe. Kur u pyet nga një gjyqtar pse nuk e kishte përkrahur UÇK-në, Ibraj u përgjigj:

“UÇK-ja ishte kundër shtetit.”
Dëshmia e Muharrem Ibrajt, i cili u akuzua për vrasjen e një shqiptari në fillim të marsit të vitit 1999, u publikua nga radio televizioni shtetëror serb.
Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.