Haradinajt: Në ditën e va*rrimit të Enverit i kemi falë vr*asësit, sepse nuk deshëm vëllavr*asje

Sot në Gllogjan janë përkujtuar dëshmorët e Kombit në 22 vjetorin e rënies Fatmir e Luan Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj.
Në fjalimin e tij para të pranishmeve, ish komandanti i UÇK-së dhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur për rënien e këtyre katër heronjve, duke mbrojtur popullësinë shqiptare të shpërngulur në atë zonë.

Përveç kësaj, Haradinaj ka folur edhe për vr*asjen e vëllait tjetër, Enverit, në vitin 2005 në një pritë në rrugën Pejë-Deçan.
“Në ditën e va*rrimit të Enverit, ne iu kemi dhënë go*ditjen më të madhe atyre që kanë pasur dëshirë t’i shohin shqiptarët duke u vr*arë ndërmjet vete. Atë ditë iu kemi thënë se ky do të jetë i fundit, s’do të ketë më shqiptarë që vri*ten nga shqiptarët. Iu kemi thënë se i falim të gjithë dhe njëkohësisht i duam të gjithë”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

https://www.facebook.com/watch/?v=917910982359711