Haradinajn nuk e ndalin as temperaturat e ulëta: E nis ditën duke vrapuar në Gërmi

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm e ka nisur me vrapim në Parkun e Gërmisë.

“Mirëmëngjesi miq, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Haradinaj në Facebook ku ka publikuar edhe dy fotografi.

Haradinaj është mjaft aktiv dhe shpesh kalon kohën e lirë duke vrapuar.

Ndërsa sot edhe pse mot i ftohtë me temperatura shumë të ulëta, ish komandanti i UÇK-së duket se nuk e ka problem ta përballoi.

Ndryshe ish kryeministri vazhdimisht merret me aktivitete sportive, duke u ngjitur edhe nëpër bjeshkët dhe kodrinat më të larta.